05 Maj 2024

Para falimentimit më shumë se 100.000 qytetarë në Serbi

Beograd, 23 mars - Falimentim personal në Serbi do të mund të shpallin të paktën 100.000 qytetarë për shkak të asaj se nga të ardhurat mujore nuk mund t'i paguajnë llogaritë komunale dhe detyrimet ndaj bankave.

Një familjeje katëranëtarëshe për nevojat më themelore jetësore i mungojnë rreth 30.000 dinarë në muaj. Vazhdimisht rritet numri i atyre që nuk mund t'i kthejnë kreditë dhe t'i paguajnë llogaritë tjera.

Në pjesën më të madhe të vendeve evropiane për të evituar konfiskimin e pronës, borxhliu shpall falimentim dhe për të udhëhiqet procedurë falimentuese.

Malisha Xhuliq, profesor i Akademisë për bankierë në Beograd thotë se falimentim personal sipas praktikës evropiane dhe botërore, borxhliu mund të kërkojë në dy situata, kur detyrimet i ka më të mëdha se prona dhe kur të ardhurat rrjedhëse nuk sigurojnë pagesë të të gjitha detyrimeve.

Një familje katëranëtarëshe me dy paga mesatare në janar prej 34.000 denarëve nuk mund të blejë ushqim të mjaftueshëm, t'i paguajë llogaritë komunale dhe të paguajë një këst të vogël. Për të gjitha këto shpenzime në aspektin mujor u mungojnë dhjetë deri në 40.000 dinarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)