02 Maj 2024

Papunësisë në zonën euro është ulur në 9,9 për qind

Bruksel, 2 prill - Përqindja e papunësisë në zonën euro është ulur në 9,9 për qind e popullsisë aktive gjatë muajit shkurt duke kaluar nën barrën 10 për qind, për herë të parë që prej më shumë se një viti, sipas të dhënave të publikura sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Është hera e parë që treguesi ndodhet nën barrën 10 për qind që prej muajit dhjetor 2009, kur ky tregues ishte 9,9 për qind.

Që prej asaj kohe, përqindja e papunësisë ka qenë në nivelin 10 për qind gjatë gjithë vitit 2010, me përjashtim të muajit tetor ku ajo arriti në 10,1 për qind në nivelin më të lartë që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999.

Më parë, Eurostat kishte dhënë një vlerësim të përqindjes së papunësisë me 9,9 për qind për muajin janar 2011, por ai e rishikoi këtë shifër me 10 për qind.

Rreth 15,747 milionë persona janë regjistruar të papunë gjatë muajit shkurt në vendet e zonës euro vetëm 77 000 më pak se në muajin paraardhës.

Në të gjithë bashkimin Evropian, përqindja e papunësisë në muajin shkurt u ul me 9,5 për qind nga 9,6 për qind që ishte në muajin janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)