04 Maj 2024

Papunësia, varfëria e korrupsioni edhe me tej sfida për Kosovën

Prishtinë, 14 dhjetor - UNDP në një konferencë për shtyp sot lansojë Faktet e Shpejta të Pulsit Publik III të cilat janë një rezyme e shkurtër e indikatorëve kyç dhe rezultateve të anketës.

Të gjeturat e fundit ofrojnë përceptimet e njerëzve mbi situatën politike dhe ekonomike, çështjet e sigurisë dhe nivelin e kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse.

Ky dokumet gjithashtu vë në pah shqetësimet e njerëzve lidhur me situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës dhe nivelin e korrupsionit.
Rezultatet e anketës aktuale tregojnë që Indeksi i Demokratizimit në Kosovë ka një rënie të vogël prej 0.95 në qershor 2011 në 0.91 në nëntor 2011.

Siç mund të shihet nga Tabela 1 më sipër, indeksi është ulur në mënyrë drastike për meshkujt, nga 0.99 në qershor, në 0.90 në nëntor, ndërsa për femrat ka mbetur i pandryshuar.

Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike në anën tjetër ka shënuar ndryshime më të mëdha gjatë periudhës së njëjtë kohore. Ky indeks është ulur nga 0.90 në qershor 2011 në 0.79 në nëntor 2011.

Kjo rënie është vërejtur edhe gjatë ndarjes së indeksit sipas gjinisë: për meshkujt, indeksi është ulur nga 0.90 në qershor, në 0.76 në nëntor 2011, ndërsa për gratë gjatë periudhës së njëjtë kohore indeksi është ulur nga 0.92 në 0.83.

Rënia e të dy indekseve tregon një trend negativ të besimit të qytetarëve si në proceset dhe institucionet demokratike në Kosovë poashtu edhe në besueshmërinë e tyre në zhvillimet e ekonomisë së Kosovës.

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni edhe më tej konsiderohen problemet kryesore me të cilat përballet Kosova. Në një anketë të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, rreth 75 për qind e respondentëve gjendjen aktuale socio- ekonomike ia atribuojnë qeverisë së vendit, ndërkaq 41 për qind e tyre janë optimistë lidhur me orientimin afatmesëm të zhvillimit ekonomik.

Korrupsioni vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore me të cilat përballet Kosova. KEK-u, gjykatat dhe dogana, perceptohen të jenë tri institucionet kryesore me shkallën më të lartë të korrupsionit. Institucionet me nivelin më të ultë të perceptuar të korrupsionit janë OJQ-të, institucionet arsimore dhe Shërbimi Policor i Kosovës.

Gjyqësori mbetet institucioni më pak i besueshëm. Besimi në gjykata nga 26.9 për qind sa ka qenë në qershor, ka rënë në 19.3 për qind, kurse në prokuroritë e vendit nga 20 për qind, ka pësuar rënie të vogël, në 19.7 për qind. Kjo është shqetësuese tha zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Steliana Nedera.

“Niveli i ultë i kënashmërisë me punën e gjyqësorit kosovar është shqetësues. Ne kemi bërë kërkime specifike në konsultim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe kemi ndërmarrë një plan të veprimit në shtator të këtij viti.Kemi nënvizuar disa nga aksionet që do të zbatohen, me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe funksionimit të gjykatave.Shpresojmë se këto veprime do të ndikojnë në perceptimet e qytetarëve në publikimin e ardhshëm të fakteve të hershme”, tha Nedera.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar edhe për gjendjen në veri, dhe ndikimin e saj në gjendjen e përgjithshme të sigurisë, tha zyrtari i UNDP-së, Mytaher Haskuka.

Përmes këtij publikimi vërehet rënie e vogël e besueshmërisë edhe në punën e institucioneve tjera, të qeverisë dhe kryeministrit Thaçi, e po ashtu edhe të Kuvendit dhe kryeparlamentari Krasniqi. Por është rritur besimi në punën e presidentes, tha zyrtari i projektit Ardhe Hetemi.

Në anketën e UNDP-së qytetarët janë shprehur të shqetësuar edhe për papunësinë dhe korrupsionin. Ndryshe, raport i UNDP-së, është bazuar në një anketë ku janë përfshirë 1283 respondentë mbi moshën 18 vjeç, në gjithë Kosovën dhe nga gjitha grupet etnike.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)