16 Nëntor 2024

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet më madhore në Kosovë

Prishtinë, 29 tetor - UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik nr. 10, dokument ky që ofron  një përmledhje konçize të indikatorëve dhe rezultateve kyç të anketës në një konferencë për media që do të mbahet sot, në ndërtesën e UNDP-së.

Pulsi Publik 10 përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015. Një nga të gjeturat kryesore të anketës së fundit tregon se kënaqësia e qytetarëve me punën e institucioeneve ka arritë nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007.

Të gjeturat gjithashtu tregojnë se faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Do të prezentohen edhe disa të dhëna lidhur me gjykatën speciale krijimin e të cilës numri më i madh i respondentëve e konsiderojnë si shumë ose mjaft të rëndësishme.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të shtatorit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Andrew Russell, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe James Hope, drejtor i zyres së USAID-së në Kosovë do të marrin pjesë në ngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)