Papunësia, varfëria dhe korrupsioni problemet më madhore në Kosovë
Dokumenti ofron një përmbledhje konçize të indikatorëve dhe rezultateve kyç përfshin periudhën nga nëntori 2014 deri në prill 2015.
Dy nga të gjeturat kryesore së anketës së fundit tregojnë se përfaqësuesit politik: Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.
Dhe se faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.
Jane prezantuar edhe disa të dhëna lidhur me emigrim e kohëve të fundit nga Kosova ku më shumë se gjysma e respondemtëve është deklaruar se së paku një nga familjarët ose miqtë është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit.
Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.
Emigrimi ka qenë tradicionalisht një mekanizëm me të cilin janë përballur kosovarët, prandaj gati gjysma e familjeve (47%) raportojnë se kanë anëtarë të familjes jashtë vendit. Sidoqoftë, gjatë gjashtë muajve të fundit, Kosova përballoi edhe një valë të papritur emigrimi.
Më shumë se gjysma (50.5%) e respondentëve të sondazhit të fundit Pulsi Publik kanë pohuar se së paku një i afërm i tyre apo mik është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundi, ndërkaq 49.5% kanë raportuar se së paku një anëtar i familjes së ngushtë (bashkëshort, prind, fëmijë, vëlla a motër, teze/hallë/dajë/axhë, nip a mbesë, familjarë të bashkëshortit apo bashkëshortes) ka migruar gjatë kësaj periudhe kohore (shih Figurën 10). Kur të dhënat për ata që janë larguar kategorizohen sipas gjinisë, del se 75% e tyre ishin meshkuj, ndërsa vetëm 25% ishin femra.
Shumica dërrmuese e respondentëve besojnë që arsyet kryesore për migrim nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit lidhen me kushtet e varfërisë socio-ekonomike. Dyzet e pesë përqind besojnë se papunësia është arsyeja kryesore, 29% kanë zgjedhur varfërinë si arsye.
Rezultatet e Anketës Pulsi Publik nga marsi 2015 tregojnë rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së njerëzve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.
Një prej shpjegimeve të mundshme për pakënaqësinë e lartë me institucionet në nëntor 2014 ishte ngërçi politik i cili zgjati më shumë se tetë muaj.
Sidoqoftë, të dhënat më të fundit tregojnë që pakënaqësia me institucionet mbetet e lartë, pavarësisht funksionimit të institucioneve që nga dhjetori i vitit të kaluar. Vetëm 21% e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet kyçe të Kosovës krahasuar me 46% në prill të vitit 2014.
Më pak se 24% e kosovarëve kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e Kryeministrit (krahasuar me 34% sa ishin në nëntor 2014 dhe 48.5% në prill të vitit 2014).
Vetëm 18% e tyre kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e Institucioneve Qëndrore (krahasuar me 44% në prill të vitit 2014).
Sa i përket institucioneve legjislative, vetëm 19% e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit, ndërkaq 20% janë të kënaqur me performancën e Kryetarit të Kuvendit (krahasuar me 46.5% dhe 58% respektivisht gjatë prillit të vitit 2014).
Edhe pse Presidentja gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët, ky nivel i kënaqshmërisë gjithashtu ka pësuar rënie me kalimin e kohës.
Anketat aktuale tregojnë se vetëm 30% e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Presidentes (krahasuar me 40% në nëntor të vitit 2014).
Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.
Niveli i kënaqshmërisë me Gjyqësorin gjithashtu nuk bën përjashtim në trendin në rënie me institucionet tjera kyçe.
Niveli i kënaqshmërisë me punën e gjykatave kosovare dhe prokurorisë ka rënë me rreth 6 dhe 5 përqind respektivisht që nga nëntori i vitit 2014.
Duhet theksuar se niveli i kënaqshmërisë me Gjyqësorin është më i ulëti në krahasim me të gjitha institucionet tjera, që tregon se humbja e besimit në zbatimin e ligjit ka ndikuar gjithashtu në nivelin e kënaqshmërisë me institucionet dhe fushat tjera.
Perceptimet mbi drejtimin politik dhe ekonomik
Pakënaqësia e kosovarëve lidhur me punën e institucioneve kyçe, gjithashtu pasqyrohet në nivelin e kënaqshmërisë me drejtimin politik në të cilin po shkon Kosova.
Pak më shumë se 4% e kosovarëve janë ose të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës (krahasuar me 21% në prill 2014).
Shumica e respondentëve, (74%), deklarojnë se janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës.
Afërsisht 39% të kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nëse janë të gatshëm të iu bashkohen protestave publike për arsye politike.
Një përqindje pak më e lartë e shqiptarëve (45%), krahasuar me respondentët serbë (41%), kanë pohuar se do të ishin të gatshëm të ju bashkohen protestave politike. Vetëm 30% e pjesëtarëve të grupeve të tjera etnike kanë deklaruar se do të protestonin kundër situatës aktuale politike
Pakënaqësia publike me drejtimin ekonomik të Kosovës është edhe më e lartë se ajo me drejtimin e saj politik: rreth 31% e të gjithë respondentëve janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual ekonomik të
Perceptimet e problemeve kryesore
Më shumë se tri të katërtat e kosovarëve 79% - mendojnë se problemet më të mëdha me të cilat përballet sot Kosova lidhen me gjendjen socio-ekonomike të tyre.
Pesëdhjetë e dy përqind e respondentëve kanë zgjedhur papunësinë si problemin më të madh, të pasuar me 27% që kanë zgjedhur varfërinë.
Korrupsioni është renditur i treti në listë; 5% e kosovarëve mendojnë se ky është problemi më i madh në Kosovë. Këto shifra pjesërisht shpjegojnë arsyen për nivel të ulët të kënaqshmërisë me drejtimin ekonomik të Kosovës, Indeksin e ulët të Besueshmërisë Ekonomike.
Përveç kësaj, respondentët mbesin të pabindur se në sektorin publik praktikohet punësimi i bazuar në merita.
Duke pasur parasysh se sektori publik është punëdhënësi më i madh në Kosovë, kjo shifër tregon pse respondentët janë aq pesimistë lidhur me gjetjen e vendit të punës në 6 muajt e ardhshëm (IBE me lartë).
Shumica e kosovarëve (81%) besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti, lidhjet partiake dhe bazat tjera jomeritore janë faktorët më të rëndësishëm për tu punësuar në sektorin publik. Vetëm rreth 15% të respondentëve besojnë se arsimi, përvoja profesionale dhe aftësimi profesional të kombinuara së bashku ndihmojnë për të gjetur punë në sektorin publik
Korrupsioni mbetet një nga tri problemet më të rëndësishme për kosovarët. Një numër i madh i respondentëve mendojnë që korrupsioni i shkallës së lartë është i përhapur në shumë institucione. Institucionet që shihen se kanë përhapjen më të lartë të korrupsionit përfshijnë: ofruesit e kujdesit shëndetësor 52% (krahasuar me 56% në nëntor të vitit 2014), Korporata Energjetike e Kosovës 45% (krahasuar me 39% në nëntor të vitit 2014), gjykatat 43%, Dogana 39% (krahasuar me 33% në nëntor të vitit 2014), administrata/institucionet qendrore 38.5%, Agjencia Kosovare e Privatizimit (37%), etj.
Njëzet përqind e kosovarëve besojnë se korrupsioni i shkallës së lartë është i pranishëm në Policinë e Kosovës dhe Institucionet Ndërkombëtare, ndërkaq 24.3% (krahasuar me 17% në nëntor 2014) mendojnë që korrupsioni është i pranishëm në banka.
Emigrimi ka qenë tradicionalisht një mekanizëm me të cilin janë përballur kosovarët, prandaj gati gjysma e familjeve (47%) raportojnë se kanë anëtarë të familjes jashtë vendit. Sidoqoftë, gjatë gjashtë muajve të fundit, Kosova përballoi edhe një valë të papritur emigrimi.
Më shumë se gjysma (50.5%) e respondentëve të sondazhit të fundit Pulsi Publik kanë pohuar se së paku një i afërm i tyre apo mik është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundi, ndërkaq 49.5% kanë raportuar se së paku një anëtar i familjes së ngushtë (bashkëshort, prind, fëmijë, vëlla a motër, teze/hallë/dajë/axhë, nip a mbesë, familjarë të bashkëshortit apo bashkëshortes) ka migruar gjatë kësaj periudhe kohore.
Kur të dhënat për ata që janë larguar kategorizohen sipas gjinisë, del se 75% e tyre ishin meshkuj, ndërsa vetëm 25% ishin femra.
Shumica dërrmuese e respondentëve besojnë që arsyet kryesore për migrim nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit lidhen me kushtet e varfërisë socio-ekonomike.
Dyzet e pesë përqind besojnë se papunësia është arsyeja kryesore, 29% kanë zgjedhur varfërinë si arsye kryesore, 10.5% vështirësitë ekonomike, ndërsa 10% janë përgjigjur se kosovarët janë duke migruar për të ndjekur një të ardhme më të mirë për familjet e tyre me të ardhura të ulëta
Bazuar në përgjigjet nga respondentët, shumica ishin të papunë dhe ishin në kërkim të vendit të punës (58%), të pasuar nga afër 20% që ishin studentë, amvise, të pensionuar apo me aftësi të kufizuara.
Rreth 11% e respondentëve familjarët, të afërmit apo miqtë e të cilëve kanë migruar, kanë raportuar se ata ishin duke punuar me orar të plotë para se të migronin, ndërkaq 7% ishin të punësuar me orar të shkurtuar.
Respondentët gjithashtu janë pyetur lidhur me standardin e jetesës së të afërmve, miqve apo anëtarëve të familjes para se ata të largoheshin nga Kosova. Më shumë se gjysma e atyre që kanë migruar gjatë gjashtë muajve të fundit (55%), kishin të hyra të ulëta dhe standard të ulët të jetesës , gjatë kohës kur ishin në Kosovë.
Ky grup pasohet nga rreth 42% e atyre që kishin të hyra dhe standard mesatar të jetesës.
Kur janë pyetur për shtetin destinacion për ata që kanë migruar, 80% e respondentëve që pohonin se kishin familjarë, të afërm apo miq që kanë migruar, kanë raportuar se ata janë nisur drejt Gjermanisë, të pasuar me 7.5% të atyre që janë nisur drejt Francës dhe rreth 3% që kanë preferuar Austrinë apo Zvicrën si destinacionin e tyre.