Papunësia tek të rinjtë në Itali arrin nivele rekord prej 40,4 për qind

Romë, 1 nëntor - Niveli i papunësisë së të rinjve në Italinë e prekur ashpër nga recesioni i viteve të fundit ka arritur në nivele rekord, sipas të dhënave të publikuara në një raport të Agjencisë Italiane të Statistikave, ISTAT.
Niveli i papunësisë së të rinjve në Italinë e prekur ashpër nga recesioni i viteve të fundit ka arritur në nivele rekord, sipas të dhënave të publikuara në një raport të Agjencisë Italiane të Statistikave, ISTAT.
\'\'Niveli i papunësisë në radhët e të rinjve, që përfshin moshat nga 15 deri në 24-vjeç, të cilët janë pjesë e forcës punëtore të vendit, ka arritur në shifra rekord prej 40,4 për qind gjatë muajit shtator\'\', theksonte ISTAT në raportin e publikuar sot në Romë.
Agjencia Italiane e Statistikave theksonte se papunësia e të rinjve kishte regjistruar rritje me 0,2 për qind krahasuar me muajin gusht dhe 4,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.