Papunësia shkon në rreth 40 për qind
Prishtinë, 29 maj - Papunësia në Kosovë vazhdo të mbetet e pandryshuar. Sipas të dhënave të fundit kjo shifër shkon në rreth 40 për qind.
Në mesin e tyre, hyjnë edhe një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve. Ndërsa Mitrovica prin me numrin më të madh të punëkërkuesve.
Kjo edhe shihet si sfida kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit në raportin e kësaj ministrie, që tregon se në mesin e të papunëve, vazhdon të ketë edhe një numër të madh të atyre që i kanë përfunduar studimet akademike.