20 Nëntor 2024

Papunësia shkak për emigrim

Prishtinë, 28 korrik - Arsyet e emigrimit në shtetet perëndimore eshte papunësia dhe pagat e ulëta. Kështu kanë deklaruar shumica e kosovarëve të kthyer ditë më parë nga Hungaria.

Hapja e vendeve të reja të punës shihet si mundësi goxha e vështirë nga ana e organizatave ekonomike në Kosovë, ndonëse po merren pikërisht me politikat konkrete në mbështetje të sektorit privat.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka duke u ofruar ndihmë bizneseve private do të mund përmirësohet jetesa e qytetarëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Gjithë politikat fiskale, të cilat ekzistojnë për momentin, në Kosovë, janë në dëm të fuqizimit të sektorit privat. Sikur ekziston gjithmonë përshtypja se është sektori publik, ai i cili duhet të sigurojë punësimin e njerëzve, derisa në anën tjetër e dimë se shumë nga institucionet financiare dhe ndërkombëtare, në mënyrë të vazhdueshme, tërheqin vërejtjen që sektori publik nuk guxon t’ia lejojë vetes të bëjë rritjen e shpenzimeve publike dhe në këtë aspekt nuk guxon të punësojë njerëz të rinj”, thotë Zeka.

Ndërsa kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini thekson se sektori privat po mundohet për të ulur shkallën e papunësisë, por kjo varet edhe nga institucionet e Kosovës.

“Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme ndaj integrimit të këtyre njerëzve të kthyer ndaj mundësisë për zhvillim dhe mundësisë për punësime të reja”, shprehet Shahini.

Në rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, thuhet se prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.

/REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)