Papunësia shënon rekord në Eurozonë
Bruksel, 2 nëntor - Në muajin shtator të 2011-s, papunësia në 17 vendet anëtare të Eurozonës shënoi 10.2 për qind, duke thyer rekordin e vendosur në muajin qershor të vitit 2010. Këtë e deklaroi Eurostati në raportin e tij të publikuar më 31 tetor.
Sipas raportit të Eurostatit, në këtë shtator, papunësia në 27 vendet e BE-së ishte 9.7 për qind, 0.1 për qind më shumë se ajo e një muaji më parë.
Sipas parashikimeve të Eurostatit, deri në muajin shtator, numri total i të papunëve në mbarë Evropën ishte 23 milionë e 264 mijë, 16 milionë e 198 mijë janë nga Eurozona.
Ndër vendet anëtare të kësaj zone, papunësia në Austri shënoi vetëm 3.9 për qind, ndërsa në Spanjë kjo shifër është 22.6 për qind.