15 Nëntor 2024

Papunësia në Zvicër shkon në 5.1 për qind

Bernë, 20 maj - Në Zvicër, si rezultat i tronditjes që shkaktoi vitin e kaluar ndryshimi i kursit të frangut, është shënuar një rritje e përqindjes së të papunëve.

Në tremujorin e parë të këtij viti Zvicra ka 5.1 për qind të papunësuar, që është dukshëm mbi kuotën e shënuar në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar, kur 44.4% të popullatës së aftë për punë llogariteshin si të papunë..

*Duhet sqaruar këtu se kjo përqindje përfshin njerëzit që aktualisht nuk kanë punë dhe ajo ndryshon nga kategoria e të papunëve që janë paraqitur në entet për ndërmjetësim pune. Kjo shkallë përdoret më tepër për të bërë krahasimet në mes të shteteve të ndryshme, pasi që konsiderohet si papunësi efektive.

Ndërkaq shkalla e të regjistruarve në entet e punës  është dukshëm më e ulët, rreth 3.4%.

Në këtë kategori, Zvicra deri në vitin e kaluar zinte vendin e tretë në Evropë, pas Islandës dhe Norvegjisë, ndërsa bazuar në tremujorin e parë të këtij viti ajo është e pesta. Para saj janë edhe Islanda, Gjermania, Çekia dhe Malta, shkruan albinfo.ch.

Për herë të fundit shkalla prej 5.1% e papunësisë në Zvicër ishte shënuar në tremujorin e parë të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)