Papunësia në vendet e OCED arrinë në 7.6 për qind
Paris, 14 mars - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCED), me seli në Paris publikoi më 13 mars statistikat, sipas të cilave papunësia në vendet e kësaj organizate, në janar ishte 7.6 për qind, e njëjtë me atë të dhjetorit të kaluar.
Përqindja e papunësisë në eurozonë mban nivelin 12 për qind që nga tetori i vitit 2013, ndërsa niveli i papunësisë në vendet e G7-ës u ul në 6.7 për qind në janar të këtij viti.