Papunësia në Turqi vazhdon të shënojë rëni
Stamboll, 16 nëntor - Niveli i papunësisë në muajin gusht ka pësuar një rënie me 0,4% pikë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm dhe është realizuar me 8,8%.
Kurse deficiti në llogaritë rrjedhëse për muajin shtator është përllogaritur me 2 miliardë e 700 milionë dollarë.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e papunësisë për muajin gusht 2012.
Sipas të dhënave në fjalë papunësia ka rënë me 0,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe është ulur me 76 mijë të papunë.
Kështu numri i të papunëve ka rënë në nivelin e 2 milionë e 445 mijë.
Kurse Banka Qendrore publikoi statistikat lidhur me ekuilibrin e pagesave të jashtme.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm deficiti primar pothuajse është përgjysmuar.
Për periudhën janar-shtator 2012 deficiti primar është llogaritur të jetë 39 miliardë dollarë.
Kurse për muajin shtator deficiti primar u realizua me 2 miliardë e 700 milionë dollarë.