11 Maj 2024

Papunësia në Turqi ka rënë në 8 për qind

Ankara, 17 shtator - Papunësia në Turqi vazhdon të shënojë rënie. Numri i të papunëve në muajin qershor është reduktuar me 1,2 pikë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështu papunësia në Turqi ka rënë në 8 për qind. Instituti i Statistikave të Turqisë ka publikuar shifrat e papunësisë për periudhën Qershor 2012.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në këtë periudhë është realizuar me 50,8 për qind.

Numri i të papunëve në mbarë Turqinë është ulur me 311 mijë persona në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke rënë në nivelin e 2 milionë e 226 mijë të papunëve.

Ndërsa norma e papunësisë për këtë periudhë ka pësuar rënie me 1,2 pikë dhe është llogaritur me 8 për qind.

Në zonat urbane papunësia është reduktuar me 1,6 pikë dhe është llogaritur me 10 për qind, kurse në zonat rurale ka pësuar një rënie me 0,6 pikë dhe është realizuar në 4,3 për qind.

Kurse punësimi në sektorin jobujqësor është rritur me 721 mijë vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)