26 Dhjetor 2024

Papunësia në Turqi bie në nivelin 12,7 për qind

Ankara, 11 janar - Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) publikoi ditën e hënë të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin e dhjetë të 2020-s.

Sipas TurkStatit, në tetor 2020 janë regjistruar 4 milionë e 5 mijë të papunë të grupmoshës nga 15 vjeç e sipër, 391 mijë veta më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në të njëjtën periudhë, shkalla e papunësisë ka rënë me 0,7 pikë përqindje duke u realizuar në nivelin 12,7%.

Kurse shkalla e papunësisë së të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç ra në 24,9% në tetor 2020, një përmirësim me 0,4 pikë përqindje.

Papunësia ka shënuar një rënie me 0,7 pikë përqindje gjithashtu në grupmoshën 15-64 vjeç duke u realizuar në nivelin 13%.

Rënie shënoi edhe shkalla e papunësisë jobujqësore. Ajo u përmirësuar me 0,9 pikë përqindje duke rënë në 14,8%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)