Papunësia në Turqi arrinë në 9,2 për qind
Stamboll, 7 mars - Sipas të dhënave të Institutit Statistikor të Turqisë, përqindja e papunësisë në Turqi në vitin 2012 ishte 9,2 për qind.
Ndërkaq niveli i papunësisë në vitin 2011 ishte 9,8 për qind.
Numri i të papunëve brenda një viti është ulur për 97 mijë dhe shifra e përgjithshme ka rënë në 2 milionë e 518 mijë.
Ndërsa numri i papunësisë në vendet urbane është ulur për 0,8 pikë dhe arriti nivelin e 11,1 për qind, kjo shifër në vendet rurale është ulur për 0,3 pikë dhe niveli i papunësisë doli në 5,5 për qind.
Vitin e kaluar janë punësuar 711 mijë persona.
Niveli më i lartë i papunësisë është në zonën e Anadollit juglindor ndërkaq numri më i madh i punësimit u shënua në Stamboll.