02 Maj 2024

Papunësia në Spanjë shqetëson BE-në dhe FMN-në

Madrid, 29 prill - Numri i papunësisë në Spanjë që është vendi i katër më i madh i zonës euro, shkakton një shqetësim të madh.

Rruga që ka hyrë Spanja, ku 1 në katër persona është i papunë, shqetëson si Bashkimin Evropian ashtu edhe udhëheqjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sepse ekonomia e Spanjës është tre herë më e madhe se gjithë ekonomia e tre vendeve për të cilat Evropa ka përgatitur më parë planin e shpëtimit.

Vendi e mbylli numrin e papunësisë në çerekun e fundit të vitit me 22.9% kurse në tre muajt e parë të vitit, papunësia arriti në 24.4%.

Kurse papunësia për të rinjtë nën moshën 25 vjeç ka arritur në 48.5%, pra 1 në dy të rinj është i papunë.

Agjencia e vlerësimit Standar &Poor që ka ulur me dy shkallë notën e Spanjë, paralajmëroi se mund ta ulë edhe më tepër.

\"Standard & Poor\" gjithashtu parashikoi një recesion prej 1,5% të ekonomisë spanjolle gjatë 2012, duke kundërshtuar kështu vlerësimin e tij të mëparshëm për qëndrimin në stanjacion.

Ekonomia e vendit ka përjetuar ulje njëra pas tjetrës në dy çerekët e fundit, ndërsa brenda 3 vjetësh ka hyrë për të dytën herë në recesion.

Më parë Banka e Spanjës informoi se ekonomia është kontraktuar nga 0.4% në tre muajt e parë të këtij viti, pas një shtrëngimi prej 0.3 % në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Qeveria e re ka bërë të ditur reformat në tregun e punës duke përfshirë shkurtime sërish në paga dhe kufizimin e inflacionit të lidhur me rritjen e pagave.

Këto masa kanë zemëruar sindikatat, të cilat kanë organizuar greva te përgjithshme në shenjë proteste. Qeveria ka prezantuar për më tepër shkurtime drastike të shpenzimeve të parashikuara për të ulur nivelet e borxhit dhe për të përmbushur objektivat e deficitit sipas standarteve të Bashkimit Europian. Këto shkurtime kanë ndikuar në tkurrjen e ekonomisë spanjolle.

Këto shifra vejnë në dukje se Spanja mund të ketë nevojë për një fond shpëtimi.

Bashkimi Evropian më parë kishte krijuar fonde shpëtimi për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, por do ta kenë të vështirë të krijojnë një fond për Spanjën, ekonomia e së cilës është trefish i ekonomive të të tre vendeve të sipërcituara sëbashku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)