Papunësia në Spanjë shënon rritje prej 21,52 për qind
Madrid, 29, tetor - Papunësia në Spanjë ka regjistruar rritje gjatë tremujorit të tretë me 21,52 për qind, një rekord mes vendeve të industrializuara dhe niveli më i lartë që prej fillimit të vitit, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.
Në fund të muajit shtator, numri i të papunëve në Spanjë arriti në 4,978 milionë persona nga 4,83 milionë në fund të muajit qershor (20,89 për qind), njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.