Papunësia në Sllovaki, mbi 13 %
Bratislavë, 22 shkurt -Përqindja e papunësisë në Sllovaki, anëtare e euro zonës që nga viti 2009, shënoi rritje në 13,61 për qind në muajin janar, kundrejt 13,5 për qind në muajin dhjetor, njoftoi të enjten Qendra sllovake e punësimit, të Çështjeve sociale dhe të Familjes.
Situata në tregun e punësimit sllovak zakonisht priret nga një tendencë përkeqësimi në fillim të vitit, sipas kësaj organizate, e cila regjistronte në fund të janarit 367,221 të papunë, kundrejt 364,225 në muajin dhjetor.
Në janar 2013, shkalla e papunësisë ishte 14,8 për qind, në këtë vend të Evropës Qëndrore me 5,4 milionë banorë, me një ekonomi të orientuar nga industria e automobilave dhe ajo elektronike, e cila varet drejtpërdrejt nga eksportet. Rajonet në qendër dhe në lindje të vendit veçanërisht janë të prekur nga papunësia, ndërsa kryeqyteti Bratislava (në perëndim) shënon normat më të ulëta.
Banka Qëndrore (NBS) regjistron këtë vit në tabelën e përqindjes së papunësisë një mesatare prej 13,7 për qind.