16 Maj 2024

Papunësia në Shqipëri arrin në 13 për qind

Tiranë, 8 maj - Në fund të vitit 2011, papunësia zyrtare në Shqipëri ishte sipas INSTAT, 13.29 për qind.

Ky tregues e nxjerr Shqipërinë si një vend me papunësi gati të përafërt me ekonomitë e BE-së, por krahasimi i disa treguesve të tjerë hedh dyshime se shifra e papunësisë në Shqipëri mund të mos paraqesë gjithë realitetin.

Dyshimet më të mëdha vijnë nga norma e punësimit, që tregon se çfarë pjese e popullsisë në moshë nga 15 deri në 64 vjeç ka aktualisht një punë.

Në fund të 2011-s, norma e punësimit në Shqipëri ishte rreth 42.3%, ndër më të ulëtat jo vetëm në Europë, por edhe po të krahasohet me vende më pak të zhvilluara.

Në BE, ku popullsia është edhe më e vjetër, norma e punësimit është mbi 64% ose plot 20 pikë përqindje më e lartë se sa në vendin tonë. Për ekonomistët ka dy shpjegime: ose shqiptarët nuk duan të punojnë, ose shifrat zyrtare të punësimit nuk paraqesin plotësisht realitetin.

Në fund të vitit të kaluar, Shqipëria numëronte gjithsej 917 mijë të punësuar dhe sektori me numrin më të lartë të të punësuarve është bujqësia, me rreth 507 mijë vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)