Papunësia në ShBA shënon nivelin më të ulët në 43-vjet
Washington, 18 nëntor - Numri i amerikanëve që aplikuan fillimisht për ndihmë papunësie ra në nivelin më të ulët në 43 vitet e fundit, duke treguar përmirësimin e tregut të punës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shifra përpara paraqitjes së kërkesave për përfitimin e ndihmës së papunësisë deri më 12 nëntor ishte 235-mijë, 19-mijë më pak se niveli i javës së mëparshme.
Kjo shënon javën e 89 të njëpasnjëshme të rënies së kërkesave nën 300-mijë, një pikë referimi për rritjen e vendeve reale të punës.