Papunësia në SHBA në muajin mars arriti shifrën 7.6. për qind

Washington, 6 prill - Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA) përgjatë muajit mars ka arrit në 7.6 për qind.
Ekspertët e ekonomisë parashikonin se gjatë muajit mars do të hapen të paktën 200 mijë vende të reja të punës në këtë vend, por një parashikim i tillë nuk është realizuar, për përkundër kësaj niveli i papunësisë në këtë vend është rritur në 7.6 për qind.
Sipas statistikave zyrtare, në Amerikë përgjatë muajit mars janë hapur vetëm 88 mijë vende të reja pune.
Publikimi i këtij raporti ka ngjallur kritika të ashpra të republikanëve kundër qeverisë së demokratëve.
Xhon Buener, kryetar i dhomës së deputetëve amerikanë, me anë të një deklarate ka kritikuar ashpër politikat ekonomike të qeverisë së presidentit Barak Obama.