Papunësia në SHBA mbetet 9.6 për qind
Washington, 7 nëntor - Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi sot se të dhënat e fundit për shkallën e papunësisë në SHBA janë inkurajuese, megjithëse ka edhe shumë punë për t`u bërë që të ringjallet tregu i punës.
Megjithatë, shkalla e papunësisë në SHBA edhe më tutje mbetet 9.6 %, që do të thotë se rreth 14.8 milionë amerikanë janë të papunë, citoi Obama.