27 Dhjetor 2024

Papunësia në SHBA arrin në 9.7 për qind

SHBA, 6 mars - Papunësia në SHBA arriti në 9.7 për qind në shkurt, raportoi Departamenti i Punës të premten, dhe ekonomia u lirua nga shqetësimi së stuhitë e borës që ndodhen kohët e fundit do të shkaktonin humbjen e vendeve të punës.

Raporti tha se punëdhënësit kanë shkurtuar 36,000 vende të punës, që d.m.th më pak së 50 000 sa prisnin shumica e analistëve, shifra këto që do ta rrisnin për qindjen e papunësisë në 9.8 %.
 
Departamenti gjithashtu rishikoi dhe përmiresoi vlërësimin e tij mbi humbjet e vendeve të punës për muajin janar nga 20,000 në 26,000.
 
Ekonomistët kishin pritur së stuhitë masive të Bregut Lindor do të ndikonin në humbjen e vendeve të punës deri në 100,000, por ndikimi aktual nuk ishte aq i madh, tha Alan Levenson, ekonomisti kryesor në  T. Rowe Price në Baltimore.

Departamenti i Punës tha se ai nuk do t'i maste efektet e stuhise të cilat ndodhen të njejten javë kur qeveria verifikoi bizneset rreth listes së pagave. Punëtorët që nuk munden të paraqiten në punë dhe që nuk janë paguar nuk janë të përfshirë në këto lista të pagave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)