Papunësia në SHBA arrin në 4.8 për qind
Vlerësimi i Moodys flet për një rishikim në territor pozitiv të shifrave paraprake. Fillimisht vlerësohej se gjatë Korrikut u krijuan vetëm 172 mijë vende të reja pune. Pavarësisht shifrës pozitive, sinjalizohet një ngadalësim i hapit të rritjes në krahasim me muajin paraardhës.
Në muajin Qershor, ekonomia e Shteteve të Bashkuara prodhoi 265 mijë vende të reja pune. Gjithsesi, të dhënat paraprake sugjerojnë se, norma e papunësisë gjatë Korrikut do të zbresë pranë minimumit historik të 4.8%, nga 4.9% që ishte një muaj më parë.
Kjo normë shton presionin ndaj Rezervës Federale për të ndërhyrë me rritjen e normave të interesit. Ekspertët presin ndërhyrjen e institucionit që prej muajit të fundit të vitit të kaluar, kur Rezerva Federale për herë të parë pas 8 vitesh ndryshoi kursin e politikave monetare, në kahun shtrëngues.
Ndërhyrja e radhës, me shumë gjasa do të vijë brenda këtij viti, në tremujorin e fundit.