Papunësia në Rumani ka arritur në nivelin maksimal
Bukuresht, 2 gusht - Papunësia në Rumani ka arritur në nivelin maksimal të këtyre 3 viteve të fundit. Në muajin qershor papunësia në këtë vend ka qenë 7,6%.
Bashkimi Evropian shpalli shifrat në lidhje me papunësinë për muajin qershor. Papunësia në Rumani në muajin qershor duke u rritur me gjysmë pikë ka arritur në 7,6%.
Numri i të papunëve në Rumani për muajin qershor ka qenë 736 mijë. Ky është niveli më i lartë i këtyre tre viteve të fundit.
75% të të papunëve e përbëjnë moshat 25 deri në 74 vjeç. Papunësia ndër meshkujve është 1 pikë e gjysmë më e lartë se sa për gratë.
Në Bashkimin Evropian me 27 vende anëtare, papunësia për muajin qershor ka qenë 10,9%, ndërkohë që vërehet një ulje e vogël pasi në muajin maj papunësia ka qenë 11%.
Ndërkohë që papunësia është rritur në 17 vende, në 10 të tjera vërehen ulje të vogla.
Në krye të listës së papunësisë janë Greqia me Spanjën. Kurse Gjermania dhe Austria janë ndër vendet ku papunësia është ndjerë më pak.
Numri total i të papunëve në mbarë Bashkimin Evropian është 26 milionë e 440 mijë.