Papunësia në Maqedoni arrinë në 30 për qind
Shkup, 8 nëntor - Banka Botërore vlerëson se rritja e fortë ekonomike dhe performanca fiskale e Maqedonisë në dekadën e fundit rezultoi me ulje të papunësisë, megjithatë, niveli i saj vazhdon të jetë i lartë, në rreth 30 për qind.
Në raportin mbi punësimin në Evropë dhe Azinë Qendrore edhe fuqia punëtore në vend është shumë më e ulët se në pjesën tjetër të BE-së, sidomos te gratë.
\"Numri i atyre që punojnë, pagat dhe produktiviteti janë të ulta\",-thuhet në raport edhe pse vlerësohet se Maqedonia tashmë ka zbatuar reforma të rëndësishme në tregun e punës, siç janë ulja e kufizimeve të marrëveshjeve në kohë të caktuar, ulja e tatimit personal të të ardhurave dhe kontributeve sociale dhe ndarja e sigurimit shëndetësor nga paraqitja e të papunëve.
Banka thotë se vendi duhet të përmirësojë kushtet për punësim.
Sipas BB-së, papunësia në Evropë dhe Azi Qendrore (EAQ) është e lartë dhe krijimi i vendeve të punës është i dobët, pavarësisht reformave të shumta që janë ndërmarrë.