Papunësia në Kroaci i tejkaloi 21 për qind
Zagreb, 30 janar - Papunësia në Kroaci gjatë muajit dhjetor 2012 është shtuar nga 20,4 në 21,1 për qind, që është niveli më i lartë i papunësisë nga marsi i vitit 2003.
Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Statistikor përqindja mesatare e të papunëve për të gjithë vitin 2012 ka arritur 19,1 për qind, që po kështu është vlera më e lartë nga viti 2003 e këtej.
Kroacia, e cila ka një treg tipik sezonal të punës, në sezonin turistik dhe para sezonit shënon një shtim të punësimit, kurse pas stinës ulje.
Për papunësinë e madhe ndikon shumë edhe recesioni i cili po vazhdon tanimë 4 vjet.