19 Maj 2024

Papunësia në Kosovë është rreth 45 për qind

Prishtinë, 1 tetor - Në Kosovë punon vetëm gjysma e popullatës së aftë për punë, ndërkaq përqindja e femrave të punësuara është tepër e ultë krahasuar me meshkujt.

Kështu thotë për radio Kosovën Sabri Zabërgja, drejtor i zyrës së regjistrimit të popullsisë në Agjencinë e statistikave të Kosovës.

Ai jep të dhëna edhe rreth sektorëve që kanë punësuar më shumë persona dhe profesioneve më të kërkuara.
 
Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë, në Kosovë janë evidencuar rreth 508 mijë persona të aftë për punë. Por vetëm pak më shumë se gjysma e tyre janë të punësuar. Drejtori i zyrës së regjistrimit të popullsisë, Sabri Zabërgja, jep më shumë detaje.

“Numri i të punësuarve në Kosovë nga numri i përgjithshëm i popullsisë është 280 mijë e 454 persona sipas momentit kritik të datës 1 prill të vitit 2011”, thekoi ai.

Në bazë të rezultatit të regjistrimit të popullsisë, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 45 për qind apo 227 mijë persona.

Ndonëse dihej, rezultati i regjistrimit të popullsisë vërteton se numri i femrave të punësuara nga numri i përgjithshëm, është shumë i vogël, krahasuar me meshkujt e punësuar, thekson Zabërgja.

“Numri i femrave të cilat janë të punësuara është 66 mijë e 719 persona, ose 23,4 për qind, kurse numri i meshkujve është 214 mijë e 735, ose 76,6 për qind, qo do të thotë se numri i meshkujve të punësuar është shumë më i madh sesa i femrave”, tha ai.

Sipas Zabërgjës, profesionet kryesore të femrave janë arsimi, tregtia, administrata e policia, kurse të meshkujve fusha e sigurisë si FSK-ja, policia, kompanitë e sigurimeve, pastaj tregtia, minierat etj.

Nga numri i të punësuarve rezultojnë rreth 38 mijë punëtorë të shërbimeve personale dhe mbrojtëse, 25 mijë profesionistë të mësimdhënies, 18 punëtorë në miniera, 14 mijë e 500 nëpunës zyre, 12 mijë punëtorë të kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit, 12 mijë punëtorë në metalurgji, etj.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të trustit të kursimeve pensionale, kontribuues aktivë në Fondin Pensional aktualisht janë 251 mijë persona.

Ndryshe regjistrimi i popullsisë është zhvilluar në muajin prill të vitit 2011 kurse rezultatet janë publikuar më 21 shtator. Sipas rezultateve numri i përgjithshëm i popullsisë në 34 komuna të Kosovës është rreth 1 milionë e 740 mijë banorë.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)