20 Nëntor 2024

Papunësia në Itali arriti në 12,8 për qind

Romë, 1 qershor - Papunësia, si shkak i recesionit që ka goditur vendin, arriti në 12,8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2013 dhe shënon përqindjen më të lartë që prej tremujorit të parë të vitit 1977.

Shifrat e regjistruara në mënyrë josezonale janë të përkohshme.

\'\'Numri i të rinjve të papunë në tremujorin e parë shënon 41,9 për qind, numri më i lartë i regjistruar prej vitit 1977\", deklaroi sot agjencia kombëtare italiane e statistikave, ISTAT.

\"Numri i shtetasve të papunë, si shkak i recesionit, ka arritur në 3 276 000 në tremujorin e parë të vitit 2013. Kjo shifër është përshtatur në mënyrë josezonale,\" deklaroi agjencia e statistikave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)