Papunësia në Itali arrin nivelin më të lartë
Romë, 6 qershor - Kanali televiziv Press Tv ka njoftuar se papunësi në Itali ka arritur në nivelin më të lartë të saj përgjatë disa dekadave të kaluara.
Statistikat tepër shqetësuese në lidhje me nivelin e papunësisë në Itali që janë publikuar nga sindikatat e punëtorëve në këtë vend si dhe nga organizata botërore e punës, kanë shtuar edhe më shumë kritikat ndaj politikave ekonomike të qeverisë së Italisë.
Ekspertët kanë bërë një parallogaritje dhe kanë deklaruar se nevojiten të paktën 63 vjet për ta kthyer nivelin e papunësisë në atë që ka qenë para krizës.
Sipas statistikave, niveli i papunësisë në Itali në vitin 2007 ka qenë 6.1%, ndërsa aktualisht është dy herë më i lartë.
Që nga tre mujori i dytë i vitit 2008 e deri më tani në Itali janë shkurtuar 60 mijë vende pune nga ekonomia e Italisë.