17 Nëntor 2024

Papunësia në Itali arrin nivel rekord në 13,2 për qind

Romë, 29 nëntor - Përqindja e papunësisë në Itali regjistroi në muajin tetor një nivel rekord, duke arritur në 13,2 për qind të popullsisë aktive, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave në Itali - Istat.

Bëhet fjalë për përqindjen më të lartë të papunësisë të regjistruara që prej krijimit të statistikave mujore në vitin 2004 dhe tremujore në vitin 1997.

Përqindja është rritur me 0,3 pikë në raport me muajin shtator (rishikuar në rritje me 12,9 për qind) dhe një pikë në një vit. Ajo është më e lartë se pritma e ekonomistëve, që kishin parashikuar një nivel papunësie në 12,5 për qind.

Sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, numri i personave në kërkim të një pune arriti në 3,41 milionë në muajin tetor në Itali (+2,7 për qind në një muaj dhe 9,2 për qind në një vit).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)