Papunësia në Itali arrin në nivele rekord prej 12,2 për qind
Romë, 2 tetor - Papunësia në Italinë e prekur nga recesioni u rikthye sërish në nivele rekord prej 12,2 për qind në gusht, njoftoi Agjencia Kombëtare e Statistikave, ISTAT.
Niveli i personave të papunë arriti normën 12,2 për qind gjatë muajit maj, shifra më e lartë që kur ISTAT filloi përdorimin e kësaj metode të përllogaritjeve në janarin e viti 2004 për të dhënat mujore dhe që nga tremujori i parë i vitit 1997 për të dhënat tremujore.
Norma e papunësisë për gushtin u rrit me 0,1 për qind dhe 1,5 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012.