28 Prill 2025

Papunësia në Holandë regjistron rritje

Amsterdam, 19 prill - Përqindja e papunësisë në Holandë ka regjistruar rritje edhe në muajin mars duke arritur në 8,1 për qind, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, njoftoi sot Zyra Qendrore holandeze e Statistikave (CBS).

\"Prej tre muajsh përqindja e papunësisë ka qenë në nivelin 7,2 për qind\'\', theksoi CBS duke kujtuar se kjo përqindje ka qenë pesë në muajin qershor 2011.

Numri i të papunëve ka arritur tashmë në 643.000 persona, rreth 30.000 më shumë se gjatë muajit të mëparshëm\'\', shtoi CBS, sipas të cilës numri i të papunëve është rritur të paktën me 24.000 në muaj gjatë tremujorit të parë të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)