Papunësia në Greqi u rrit në nivelin 26,9 për qind
Athinë, 12 korrik - Papunësia në Greqi u rrit në nivelin 26,9 për qind në muajin prill, në krahasim me nivelin 26,8 për qind të muajit mars, dhe 23,1% të prillit 2012, deklaroi Instituti grek i Statistikave, ELSTAT.
Numri i punëkërkuesve u rrit në 1,33 milionë në prill, përkundrejt 3,63 milionë të punësuarëve.
Viktimat kryesore të papunësisë masive janë të rinjtë e moshës nën 26 vjeç, niveli i papunësisë së të cilëve arriti në 57,5 për qind në prill, në krahasim me shifrën 51,4 për qind të një viti më parë, dhe 22,3 për qind të prillit 2008.
Kategoria e moshave 25-34 vjeç është gjithashtu tepër e ekspozuar ndaj papunësisë, me një nivel 36 për qind në krahasim me shifrën 30,4 për qind të vitit të shkuar dhe 11,4 për qind të prillit 2008.
Numri i të punësuarve është tkurrur në 159.955 në krahasim me vitin 2012. Megjithatë, në raport me marsin e vitit 2013, mund të shihet një rritje e lehtë prej 43.668 personash të punësuar.