Papunësia në Greqi thyen të gjitha rekordet
Athinë, 9 nëntor - Papunësia në Greqi për herë të parë ka tejkaluar një të katërtën e popullsisë së aftë për punë, njoftoi Shërbimi kombëtar i statistikave ELSTAT.
Niveli i papunësisë në gusht të vitit 2012 arriti në 25.4% krahasuar me 24.8% të muajit korrik. Për një vit punën e kanë humbur gati 330.000 njerëz, ose rreth 8% e të gjithë punëtorëve. Në Greqi tashmë ka 1.3 milion të papunë kundrejt 3.7 milionë punëtorëve.
Papunësia mes të rinjve të paarsimuar të moshës 24-vjeçare ka thyer një tjetër rekord historik, duke u rritur me 58%. Gjithashtu punë nuk mund të gjejnë edhe një e treta e grekëve të moshës 25-34 vjeçare