Papunësia në Greqi tek njerëzit me avancim të mirë profesional
Athinë, 22 shkurt - Tre nga çdo i katërti i papunë në Greqi rrinë pa punë më se dy vjet e gjysmë. Në këtë lidhje ministri i çështjeve sociale, Janis Vrucis thirri që arsimi të lidhet me punën.
Nga sondazhi bëhet e qartë se, papunësia në Greqi prek kryesisht njerëzit me avancim të mirë profesional. 72% e të papunëve në Greqi nuk duan të punësohen në pozita më të ulëta të punës.
Sipas sondazhit, më pesimiste është popullsia e moshës nga 24 deri në 34 vjeçe, kurse optimistë janë grekët e moshës mbi 65 vjeçare.