Papunësia në Greqi rritet me 13,9 për qind
Athinë, 11 shkurt - Përqindja e papunësisë në Greqi ka vazhduar të rritet, me 13,9 për qind në muajin nëntor 2010 kundër 10,6 për qind një vit më parë duke vendosur një nivel tjetër të harruar që prej 10 vjetësh, theksoi sot Autoriteti grek i Statistikave (Esa).
Në muajin tetor papunësia goditi 13,5 për qind të popullsisë aktive në vend.
Shkatërrimi i tregut të punës ndodhi, ndërkohë që vendi po kalon për të tretin vit radhazi një recesion të thellë dhe është përballur me një sërë masah shtrënguese të pazakonta.
Në muajin nëntor situata e të rinjve u përkeqësua me 35,6 për qind të papunë të moshën 15-24 vjeç kundër 27,8 për qind një vit më parë.
Instituti grek i Statistikave ESA regjistroi 160 624 të papunë më shumë në muajin nëntor 2010, një rritje prej 30,2 për qind në një vit dhe 1,2 për qind në raport me muajin tetor duke e çuar numrin e të papunëve në 692 577.
Me një vazhdim të pritur të recesionit në vitin 2011, me -3 për qind të PBB-së kundër -4,2 për qind në 2010, qeveria ka parashikuar një rritje të lartë papunësisë me 14,5 për qind këtë vit dhe 15 për qind në 2012.