Papunësia në Greqi po vazhdon të rritet
Athinë,8 mars - Papunësia në Greqi ka vazhduar të rritet dhe gjatë muajit dhjetor 2013 ka arritur bazë vjetore 27,5% kundrejt 26,3% gjatë dhjetorit të vitit 2012. Më të prekur janë të rinjtë në moshë nën 24 vjeç.
Në këtë grup moshe papunësia ka qenë 55,5% gjatë muajit dhjetor kundrejt 57,1% një vit më herët. Qeveria e koalicionit e konservatorëve dhe të socialistëve të Andonis Samaras pret një ulje të lehtë të papunësisë gjatë vitit 2014 deri më 24,5%. Shumë ekonomistë prognozojnë se, përmirësimi i punësimit do të jetë shumë i ngadaltë.