Papunësia në Greqi me përmasa alarmante, një milionë të papunë
Athinë, 14 janar - Papunësia në Greqi po merr përmasa alarmante ku sipas Autoritetit Statistikor Grek gjatë muajit tetor numri i të papunëve arriti në 18.2 për qind nga 13.5 për qind në krahasim me të njejtin muaj të një viti më parë. Brenda një viti numri i të papunëve u rrit me rreth 220.000 vetë, duke arritur shifrën rekord prej 903.525 vetësh.
Prej muajit shtator përditë humbisnin punën mesatarisht 1.528 vetë.
Të punësuarit (4.065.775 vetë) janë rreth 317.581 më pak se forcat jo aktive në punë (4.382.356 vetë).
Viktima të papunësisë janë një në çdo dy rinj, por edhe gratë.
Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve të Greqisë me një komunikatë të saj bëri fjalë për rezultate tragjike të politikave të memorandumit duke kërkuar ndryshimin e tyre rrenjësor.
Praktikat e shkurtimeve drastike të pagave, por edhe të përmbysjeve të raporteve të punës, sipas saj, nuk luftojnë recesionin dhe papunësinë por vetëm sa varfërojnë skajshëm punonjësit.