Papunësia në Greqi, 2 herë më e lartë se mesatarja e eurozonës
Athinë, 15 janar - Niveli i papunësisë në Greqi arriti një rekord të ri në tetor, raporton Euronews.
Gjatë këtij muaji papunësia kishte arritur deri në 28.6 për qind të forcës punëtore. Numri i njerëzve, të cilët janë të papunë pothuajse është trefishuar në tre vitet e fundit, ndërkohë që masat shtrënguese e kanë tronditur vendin.
Pas 6 vitesh të recesion, numri i të papunëve në Greqi është 2 herë më shumë sesa mesatarja e eurozonës.
Ndërsa niveli i papunësisë tek të rinjtë, nën moshën 24 vjeç, arriti një rekord të ri prej 56.6 për qind. Në muajin tetor, 1.34 milionë grekë ishin të papunë.
E krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2011, niveli i papunësisë është rritur me 38 për qind, bën të ditur instituti grek i statistikave, ELSTAT.
Në shtator 36219 grekë humbën punën dhe në atë kohë niveli i papunësie ishte 26.2 për qind.