25 Dhjetor 2024

Papunësia në Gjermani u rrit për herë të parë pas 7 muajve

Berlin, 3 mars - Agjencia Federale e Punësimit (BA) ka njoftuar se shkalla e papunësisë sezonale në muajin shkurt në Gjermani u rrit për herë të parë pas 7 muajve.

Agjencia njoftoi se numri i të papunëve, i rregulluar në baza sezonale u rrit me 9 mijë persona dhe numri i përgjithshëm arriti në 2 milionë e 752 mijë në muajin shkurt krahasuar me muajin paraprak, ndërsa shkalla e papunësisë prej 6 për qind mbeti e pandryshuar. Numri i të papunëve është rritur për herë të parë që nga qershori i vitit 2020.

Pritjet në tregje ishin që numri i të papunëve të ulej me 13 mijë. Përveç kësaj, numri i të papunëve u rrit me 509 mijë në krahasim me shkurtin e vitit 2020.

Kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele tha se kufizimet e COVID-19 u panë në fuqinë punëtore të disa sektorëve. "Orari i shkurtër i punës vazhdon të sigurojë punësim në një shkallë të gjerë dhe të parandalojë papunësinë ", tha ai.

Në Gjermani që nga nëntori 2020 janë vendosur kufizime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19). Sipas mediave gjermane, këto kufizime do të vazhdojnë deri më 28 mars për të shmangur valën e tretë të COVID-19.

Numri i të punësuarve vazhdon të mbetet nën nivelin si para pandemisë së COVID-19

Sipas të dhënave të përkohshme nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), punësimi i rregulluar në baza sezonale në janar u rrit me 14 mijë krahasuar me muajin e mëparshëm dhe arriti në 44 milionë e 290 mijë.

Destatis thekson se numri i personave të punësuar vazhdon të mbetet dukshëm nën nivelin e periudhës para pandemisë së COVID-19.

Në deklaratën e Zyrës Federale të Statistikave thuhet se "Numri i personave të punësuar në dhjetor të vitit 2020 ra me 1.6 për qind (726 mijë persona) i rregulluar në baza sezonale krahasuar me muajin shkurt 2020 para vendosjes së kufizimeve të COVID-19 në Gjermani", thuhet më tej.

Në Gjermani, ekonomia u tkurr me 5 për qind në vitin 2020 për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, duke i dhënë fund rritjes së saj të pandërprerë për 10 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)