16 Nëntor 2024

Papunësia në Gjermani shënoi rritje për 9 000 persona

Berlin, 31 korrik - Numri i të papunëve në Gjermani shënoi një rritje gjatë muajit korrik, duke nënvizuar rreziqet e rritjes së ekonomisë më të madhe në Evropë, sipas të dhënave të publikuara sot.

"Papunësia e paqëndrueshme sezonale u rrit me 9.000 persona, duke arritur në 2,99 milionë këtë muaj, pasi ata që mbaruan shkollën dhe trajnimet vërshuan drejt tregut të punës", deklaroi Agjencia Federale e Punës në Gjermani.

\"Sidoqoftë, në pikëpamjen e përgjithshme, tregu i punës është në formë\", u shpreh shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jurgen Weise, i cili shtoi se arsyet e rritjes së kërkesës për punë kanë qenë aplikimet e përkohshme gjatë muajve të verës.

Shkalla e papunësisë ruajti ritmin e 6,4 për qind, më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.

Në terma të paqëndrueshme sezonale, papunësia në Gjermani u rrit në 61.000 nga qershori, duke arritur në gjithsej 2,77 milionë.

Kjo do të thotë 99.000 më pak sesa korrikun e vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)