19 Nëntor 2024

Papunësia në Gjermani mbetet në nivelin prej 6,9 për qind

Berlin, 8 janar - Niveli i papunësisë në Gjermani ka mbetur i pa ndryshuar në 6,9 për qind, pasi u korigjua shifra e publikuar të hënë, ndërkohë që numri i të papunëve kishte rënë në 15 mijë. 

Është më mirë nga ç’kishin parashikuar analistët, gjithsesi parashikimi i dhënë nga “Dow Jones Newswires” ishte në masën 6,9 për qind dhe numri i të papunëve do të qëndronte stabël.

Për Christian Schulz, ekonomist i bankës “Berenberg”, më e rëndësishme se rënia e të papunëve është rritja e krijimit të vendeve të punës.

“Punëdhënësit gjermanë kanë krijuar 242 mijë vende pune nga nëntori i vitit 2012 deri në nëntorin e vitit 2013, ndërkohë që vendet e punës stabël janë rritur ndjeshëm”, thekson ai.

“Pra kjo nënkupton se kemi një tendencë në rritje për sa i përket shndërrimit të vendeve të punës të përkohshme, që nuk janë të paguara mirë, në vende punë të përhershme, që paguhen më mirë”, përfundon Schulz.

Në të dhëna bruto, të cilat sipas ekonomistëve nuk janë mjaft të sakta por përbëjnë një debat publik, niveli i papunësisë është rritur duke kaluar nga 6,5 për qind, që ishte në nëntor, në 6,7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)