07 Nëntor 2024

Papunësia në Gjermani bie në nivelin më të ulët që prej ribashkimit

Berlin, 5 janar - Papunësia në Gjermani për vitin 2017 arriti në nivelin më të ulët që prej ribashkimit në vitin 1990 duke kaluar nën 6 për qind, një tregus shtesë i dinamikës së ekonomisë së parë evropiane që po bën tre muaj pa qeveri.

"Në dhjetor, niveli i papunësisë ishte 5,5 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga variacionet sezonale, ndërkohë që për të gjithë vitin ai ra në 5,7 për qind, niveli më i ulët që prej ribashkimit", njoftoi sot agjencia gjermane e punësimit.

Vitin e kaluar, numri i të papunëve ra me 158.000 persona duke arritur 2,53 milionë persona pa punë.

Gjermania regjistron prej shumë vitesh një nivel papunësie vjetor në rënie.

Ai kaloi nga 6,9 për qind në vitin 2013 në 6,7 për qind në vitin 2014, 6,4 për qind në vitin 2015 më pas 6,1 për qind në 2016-ën, deri sa ra nën nivelin 6 për qind në vitin 2017. /ATSH

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)