Papunësia në Eurozonë nën nivelin e 12 për qind
Bruksel, 3 prill - Zyra evropiane e statistikave Eurostati ka bërë të ditur se papunësia qëndroi nën nivelin e 12 për qind në shkurt në Eurozonë, praktikisht arriti në 11,9 për qind sikurse ishte në tetor të vitit 2013.
Papunësia qëndroi nën nivelin e 12 për qind në shkurt në zonën euro, praktikisht arriti në 11,9 për qind sikurse ishte në tetor të vitit 2013, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostati.
Në përgjithësi papunësia ka rënë në muajin shkurt pasi në zonën euro numërohen rreth 18,96 milionë të papunë, ose 35 mijë më pak se në muajin janar dhe 166 mijë më pak se sa në muajin shkurt të vitit 2013, sipas shifrave të komunikuara nga Eurostat.