Papunësia në Eurozonë në nivel rekord të lartë prej 12.1%
Bruksel, 8 janar - Papunësia në shtetet e eurozonës në Bashkimin Evropian mbetet në nivel rekord të lartë.
Agjencia statistikore e BE-së, Eurostat, ka njoftuar sot se shkalla e papunësisë në 17 vendet, që e përdorin monedhën euro, është 12.1%, në muajin nëntor të vitit 2013. Kjo do të thotë se afro 19.2 milionë njerëz janë pa punë.
Nga ana tjetër, në BE në përgjithësi, papunësia gjendet në nivelin 11%.
Eurostati thotë se papunësia në mesin e të rinjëve prej moshës 16 dhe 25 vjet, në eurozonë mbetet e pandryshuar në shkallën 24.2%, ndërsa në tërësi në BE, është 23.6%.
Greqia e goditur nga kriza e borxheve e ka shkallën e papunësisë më të lartë në gjithë BE-në, me 27.4%, ndërsa në Spanjë kjo përqindje është 26.7.
Shkalla më e vogël e papunësisë është në Austri, 4.8%, dhe në Gjermani, 5.2%.
08 janar 2014