Papunësia në Eurozonë arritn nivel rekord

Bruksel, 2 prill - Shkalla e papunësisë në vendet e Eurozonës ka arritur nivel rekord të lartë prej 12 për qind.
Zyra e Bashkimit Evropian për Statistikë, Eurostat, ka njoftuar sot se shkalla në muajin Shkur ishte pothuajse e njejtë me atë në Janar, e cila ishte rritur në 12 për qind prej 11.9 për qind.
Në muajin Shkurt, të papunëve në 17 vendet e BE-së, që e përdorin monedhën euro, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë. Në këtë mënyrë nurmi i të papunëve arriti në 19 milionë.
Më të prekurat mbesoin Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26 për qind.
Ekonomia më e madhe e eurozonës, Gjermania, ka paraqitur shkallën më të ulët të papunësisë prej 5.4 për qind.
Në të 27 vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që nuk e përdorin euron, shkalla e papunësisë për muajin shkurt është rritur në 10.9 për qind, pasi 76 mijë njerëz mbetën pa punë.
Në BE afro 26.3 milionë njerëz mbesin pa punë.