Papunësia në Eurozonë arrin në nivel rekord
Bruksel, 1 dhjetor - Sipas të dhënave të botuara të mërkurën nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, përqindja e papunësisë në Eurozonë ka arritur në 10.3 për qind të popullsisë aktive gjatë muajit Tetor, ose në nivelin e saj më të lartë historik, duke vazhduar të rritet, pas 10.2 për qind që ishte në muajin Shtator.
Ky nivel është më i lartë se konsensusi i analistëve të pyetur nga Dow Jones, që vërtitetshin rreth vlerës 10,2 për qind.