Papunësia në Bullgari tejkalon 10 për qind
Sofje, 7 maj - Agjencia e Punësimit të Bullgarisë ka bëri të ditur se në muajin mars, në 11 krahina të Bullgarisë papunësia ka tejkaluar 10 për qind, kur papunësia mesatare në vend ka qenë 6.7 për qind.
Niveli i papunësisë është më i lartë në Vidin – 14.9%, më i ulët është në rajonin e Sofjes – 2.3%.
Për një vend pune në Bullgari konkurrojnë mesatarisht nga 7 veta.
17.1% e të papunëve të regjistruar janë me arsim të lartë
Nga të papunët e regjistruar 57.9% janë gra, ndërsa mbi 40% janë burra të moshës mbi 50 vjeç.