Papunësia në Bullgari është 11.5 për qind
Sofie, 6 nëntor - Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në fund të tremujorit të tretë të 2012-ës koeficienti i papunësisë në Bullgari është 11.5 për qind dhe njëkohësisht shënoi rritje prej 1.3 për qindësh në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Popullsia e aftë për punë në Bullgari përbën 68.5 për qind të popullsisë së moshës nga 15 deri në 64 vjeç.